Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Skema kombëtare e subvencionimit! Aplikimi nis më 14 prill për fermerët, ekspertët: Është e pamjaftueshme
                            Nga data 14 pril -30 maj të gjithë fermerët që janë të pajisur me NIPT fermer mund të aplikojnë për të përfituar subvencionin nga Skema Kombëtare, buxheti për këtë vit kap vlerën e 4.4 miliard lekëve.  Në 2025 për herë të parë fermerët do të mbështetën jo vetëm për lopët qumështorë, por edhe për viçat. “Këtë vit kemi shtuar edhe mbështetjen për vicca e cila shkon 5000 lekë për krerë. Numri maksimal për krerë është 50 dhe mbi këtë numër fitohet 50% e krerës së aplikuar  për të gjithë fermerët që kanë më shumë se 50 krerë gjedhë”-u shpreh drejtorja e përgjithshme e AZHBR. Por kjo risi, sipas ekspertëve nuk do të frenojë rënien e numrit të blegtorisë. “Një fermer që mbarështon 50 krerë lopë qumështore...