Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë! Në vendet e BE e mbulon shteti

Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë! Në vendet e BE e mbulon shteti

Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e transport ajror, tokësor dhe detar ndërkombëtar të pasagjerëve, me një tarifë prej 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave të biletës në sistemin e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU), që do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Duke marrë në konsideratë që, sipas INSTAT në vitin 2024 kanë hyrë dhe kanë dalë nga ajri dhe nga deti 12,3 mln pasagjerë vendas dhe të huaj, llogaritet që vetëm kompanitë ajrore dhe detare të pasagjerëve do të nisin t’i paguajnë shtetit shqiptar rreth 25 mln euro në vit apo gati 2.1 mln euro në muaj tarifë për transmetimin e të dhënave për pasagjerët. Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor...