Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dy të vdekur në aksident tragjik në Rumani, kamioni del jashtë kontrollit dhe përplaset me një makinë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në Rumani, në rrugën midis Drăguşeni dhe Iaşi. Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë momentet dramatike kur një kamion del jashtë kontrollit dhe përplaset me një makinë që po vinte përballë. Sipas raportimeve, kamioni po lëvizte në një rrugë të lagur nga shiu kur shoferi, 54 vjeç, humbi kontrollin e mjetit. Pjesa e pasme e kamionit filloi të rrëshqiste në korsinë e kundërt, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes. Në anën tjetër të rrugës po udhëtonte një makinë e zezë me dy persona në bord. Shoferi i saj, 42 vjeç, dhe pasagjeri 39 vjeç, nuk arritën t’i mbijetonin goditjes dhe u gjetën të vdekur nga ekipet e emergjencës që mbërritën...