Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vazhdojnë sulmet ruse me dronë mbi Ukrainë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Një sulm rus në rajonin Sumy të Ukrainës ka lënë 1 të vdekur dhe 12 të plagosur. Rusët lëshuan një dron që goditi një minibus, sipas Oleh Hryhorov, kreut të administratës ushtarake rajonale të Sumy. Viktima ishte një burrë 69-vjeçar, ndërsa të plagosurit përfshijnë një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare. Në një deklaratë ka dalë edhe kryeministri i Polonisë, Donald Trusk, ku ka folur mbi luftën Rusi-Ukrainë. “Nuk kam dyshime që Ukraina do të mbijetojë si një shtet i pavarur, por pyetja kryesore është sa viktima do të kemi. Presidenti Zelensky më tha se shpreson që lufta të mos zgjasë dhjetë vjet, por Ukraina është e gatshme të luftojë për dy, tre vjet të tjera”, tha kryeministri i Polonisë, Donald Trusk.