“Rama s’e fsheh dot frikën”, Mziu: Sondazhet tregojnë fitoren e Binajt

“Rama s’e fsheh dot frikën”, Mziu: Sondazhet tregojnë fitoren e Binajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha se fakti që kryeministri Rama flet për Florjan Binajn, tregon se ka frikë nga kandidati që mbështet opozita për kryebashkiak të Tiranës. Deputeti u shpreh se sondazhet e nxjerrin fitues Florjan Binajn, ndërsa sipas tij Rama kapet pasi vetë është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri. “Të gjitha sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues Florjan Binajn. U hoq Tirana për në datën 9 nëntor sepse Rama ka frikë. Donte që e gjithë Shqipëria të përqendrohej për zgjedhjet e Tiranës. Sot, kemi në krye një aktor jo humori, por korrupsioni. Edi Rama është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri. Ky kryeministër ka pushtetin vendor, pushtetin qendror, pushtetin e drejtësisë, pushtetin e medias… ky e trajton Shqipërinë më keq sesa një...