Mjeku i njohur ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Mjeku i njohur ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Mjeku Besnik Jakaj, i ftuar në një studio televizive, radhiti shkaqet e shtimit të sëmundjeve të zemrës në popullsi. “Vitet e fundit janë shtuar të sëmurët me problemet e sistemit kardiovaskular. Janë të shpjegueshme edhe për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, ushqimeve që konsumojmë, mungesës së sportit dhe ndotja e ambientit. Këto ndikojnë në sëmundjet e zemrës”, u shpreh fillimisht doktori. Ai shtoi se nuk duhet përjashtuar edhe fakti që njerëzit vizitohen më shumë kohët e sotme. “Element është edhe rritja e mundësisë për t’u diagnostikuar. Njerëzit janë më të kujdesshëm, më të ndërgjegjësuar dhe paraqiten në kohë te mjeku. Ne kemi të sëmurë, kemi spitale, kemi mjekë, kemi edhe barna, por nuk kemi një sistem shëndetësor të programuar për parandalimin e sëmundjeve dhe nuk...