Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Garë e madhe mes Real Madrid dhe Liverpool për mesfushorin e Juventus, ofertat nisin nga 70 milionë euro
26 Tetor 2025 21:09 Telesport Nëse Juventus nuk ka bindur shumë deri tani këtë sezon, duke pasur luhatje të mëdha nga ndeshja në ndeshje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Khephren Thuram. Mesfushori francez që nga momenti i transferimit te Juventus nga Nice në vitin 2024 e deri më sot ka treguar një formë të qëndrueshme dhe është kthyer në pikë referimi për mesfushën e bardhezinjve. Forma e mirë e treguar nga mesfushori francez ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha: Real Madrid dhe Liverpool. Alonso e sheh Thuram si një përforcim ideal për aspektin difensiv të mesfushës. Mesfushori francez është dalluar te Juventus për rikuperimin e topave në mesin e fushës, por shumë i zoti edhe në duelet një kundër një....