Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Flavio Saraçi, 19 vjeç, gjendet i pajetë në Serravalle Pistoiese: Dyshime për…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe banorët e Masotti-t në Serravalle Pistoiese, provincë e Pistoias, Itali. Mbrëmjen e së premtes, më 24 tetor, Flavio Saraçi, një 19-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhomën e tij nga vëllai i vogël. Vdekja e tij e papritur dhe e pashpjegueshme ka lënë familjen dhe miqtë në pikëllim të thellë. Rreth orës 18:00, vëllai i Flavios hyri në dhomën e gjumit dhe e gjeti të rrëzuar dhe pa shenja jete. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe e transportuan në Spitalin San Jacopo, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Dyshohet për një sëmundje të papritur, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar kryerjen e një autopsie për të zbuluar shkakun e vdekjes. Flavio ishte diplomuar...