Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Rubineti që zbuloi gjithçka”/ Emri i Ballukut del në dosjen e Llogarasë, Hoxhaj zbulon detaje: Hetimi hyn në fazë..
Gazetari investigativ Julian Hoxhaj, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimin që po zhvillohet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë. I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, Hoxhaj deklaroi se është “hapur një rubinet i vogël” nga i cili është filtruar edhe emri i ministres në komunikimet që kanë dalë nga telefonat e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi. Sipas tij, nga një fraksion i dosjes së Berberit, e ndarë në disa pjesë për shkak të volumit të të dhënave, janë zbardhur biseda që kanë çuar në hetimin e tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë. Ky tender, tha Hoxhaj, po hetohet prej muajsh nga SPAK dhe tashmë janë përfshirë emra të rinj, përfshirë edhe vetë znj. Balluku....