Xhamia e Plumbit, monumenti historik që la pas të shkuarën e përmbytjes dhe sot shkëlqen në madhështinë e besimit

Xhamia e Plumbit, monumenti historik që la pas të shkuarën e përmbytjes dhe sot shkëlqen në madhështinë e besimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun në rrjetet sociale një fotogaleri të veçantë, duke sjellë në vëmendje një nga thesaret më të çmuara të Shkodrës dhe të Shqipërisë: Xhaminë e Plumbit, një ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të vendit, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati. Ky monument historik, i njohur për arkitekturën e tij madhështore dhe rëndësinë shpirtërore, dikur përmbytej çdo vit nga reshjet e dendura, duke rrezikuar integritetin e tij dhe qetësinë e vizitorëve. Fotogaleri krahasuese e publikuar nga Kryeministri tregon ndryshimin dramatik: më parë Xhamia e Plumbit ishte nën kërcënimin e ujit, ndërsa sot, pas një restaurimi të thellë dhe rikualifikimi urban të territorit përreth, ajo qëndron e sigurtë, duke ruajtur vlerat historike dhe arkitekturore pa u cënuar nga...