Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qarku Shkodër më i prekur nga reshjet, Forcat e Armatosura në terren për menaxhimin e situatës
Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, janë në terren dhe monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit. Qarku Shkodër është zona më e prekur, ku reshjet kanë pasur intensitet të lartë. Që nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë ndjekur situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit. Niveli i ujit ka pësuar ulje të ndjeshme dhe disa banesa janë tërhequr plotësisht nga uji. Në zonat ku banesat ishin të rrezikuara nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Gjithashtu, në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative...