Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran

Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran

Jasir Asani po kalon një moment fantastik me skuadrën iraniane të Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe në sfidën ndaj Fajr Sepasit, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi me gol. Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga pika e bardhë dhe festoi në stilin e tij karakteristik – fillimisht me shqiponjën, më pas me “Siu”-n e famshëm të Cristiano Ronaldos. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese dhe me tension, pasi tifozët vendas hodhën shishe në fushë pas golit të shqiptarit. E njëjta skenë u përsërit edhe pas penalltisë së dytë të shënuar nga Esteghlal. Ky është goli i dytë i javës për Asanin, pas atij të realizuar në Champions-in aziatik. Anësori kuqezi duket se ka gjetur formën e tij më të...