Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bilanc tragjik në rrugët e vendit: 1 viktimë dhe 8 të plagosur brenda një dite
8 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të diel. 5 qytetarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve në rrugën e Arbërit, në aksin Bulqizë-Maqellarë. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë. Shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështira në rrugë mendohet të kenë qenë edhe shkaqet e aksidentit. Një viktimë është shënuar në Golem, teksa një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar një 56-vjeçare këmbësore, e cila më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa në Çërravë të Pogradecit, një çift të huajsh teksa udhëtonin me motor janë përplasur nga një...