Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Negociatat me BE ‘ndryshojnë’ Kodin Penal, futet korrupsioni i zyrtarëve evropianë
Përmbushja e detyrimeve në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe objektivi që negociata të mbyllen brenda 2027-ës, ka bërë që Ministria e Drejtësisë të propozojë ndryshime ligjore urgjente në Kodin Penal, me qëllim përafrimin me legjislacionin e Brukselit, në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave të tij, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve. E re është një dispozitë mbi kriminalizimin e mashtrimit që ndikon në interesat financiare të BE-së. Përmes nenit të shtuar Neni 143/a/8 përdorimi ose paraqitja e deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose të paplota që ka si efekt përvetësimin ose mbajtjen e padrejtë të fondeve nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit...