Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon kryebashkiaku Beci: Situata është normalizuar

Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon kryebashkiaku Beci: Situata është normalizuar

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme sollën problematika në disa zona të qarkut të Shkodrës. Pas disa orësh, me uljen e reshjeve duket se gjendja është përmirësuar teksa kryebashkiaku Benet Beci me anë të një postimi në Facebook shkruan: “Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër”. Kryebashkiaku shton se në terren u angazhuan 35 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 18 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe punonjës të Ujësjellësit dhe të Emergjencave Civile. Postimi i kryebashkiakut, Benet Beci:Situata e normalizuar në Bashkinë ShkodërQë prej orëve të para të mëngjesit, territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga reshje intensive shiu. Si pasojë e reshjeve, janë evidentuar problematika në dy njësi administrative në Bërdicë dhe në Gurin e Zi. Menjëherë pas njoftimit, strukturat e...