No Image Available

Në Turqi “përralla” më e vjetër në botë, plot 10 mijë vjeçare

Në një fshat të largët të Turqisë, studiuesit kanë zbuluar atë që besohet të jetë përralla më e vjetër në botë, plot 10 mijë vjeçare. Në muret e një shpelle janë gjetur të gdhendura disa figura, që të marra së bashku rrëfejnë historinë e dy burrave që sulmohen nga kafshë të egra dhe mbrohen prej tyre. Zbulimi u bë nga arkeologët e Universitetit të Stambollit në fshatin Sayburç. Gdhendjet u gjetën në rrënojat e një godine të periudhës së Neolitit, që ndodhej poshtë fshatit të kohëve të sotme. Sipas tyre, kjo është jo vetëm gravura më e hershme në histori e gjetur deri më sot, por tregon marrëdhëniet e ndërlikuara mes njerëzve, natyrës dhe kafshëve në atë epokë të njerëzimit. Arkeologia Dr. Eylem Özdo?an, nga...