Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Kuvendi i Kosovës nuk zgjedh qeverinë e re, Kurti nuk merr 61 vota, “futet në lojë” presidentja Osmani…
Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjeçar nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës. Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme. Në prezantim të programit, mandatari Albin Kurti tha se nuk kishte arritur marrëveshje me asnjë parti tjetër për bashkëqeverisje. Ai kërkoi votën nga partitë tjera për të “vazhduar qeverisjen e mirë”. Në prezantim ai tregoi edhe emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën. Tani presidentja Vjosa Osmani pritet të mbledhë liderët e partive dhe...