Albin Kurti s’i ka numrat, dështon votimi i Qeverisë së Kosovës

Albin Kurti s’i ka numrat, dështon votimi i Qeverisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedh Qeverinë e re, me Albin Kurtin si kryeministër. Qeveria e re s’ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme.Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti.Propozimi mori vetëm 56 vota pro. 52 votuan kundër e 4 abstenuan. Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.Në prezantim të programit, mandatari Albin Kurti ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë parti tjetër për bashkëqeverisje.Ai ka kërkuar votën nga partitë tjera për të “vazhduar qeverisjen e mirë”.Në prezantim ai tregoi edhe emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti më nuk do...