Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Glina del nga shtrati/ Përmbyten banesa në Vaun e Dejës, rreth 100 shtëpi nën ‘pushtetin e ujit’
Rreth 100 banesa raportohen me prezencë uji në Vaun e Dejës, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje. Kryebashkiaku i Vajut të Dejës, Kristian Shkreli tha për mediat se situata është e rëndë dhe se përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative. Sipas tij, nga dalja e përroit të Glinës nga shtrati janë shkaktuar përmbytje, si edhe dëme të mëdha në bagëti e shpendë. “Shpresojmë të mos rrezikohen jetët e njerëzve pasi situata është mjaft e rëndë”, tha ai. Kristian Shkreli: Situata në Vaun e Dejës është mjaft e rëndë, përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative. Vau i Dejës është pak më shumë problematik pasi përroi i Glinës ka dalë nga shtrati dhe po përbën përmbytje shumë të madhe në Vaun...