Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fqinjët e Rusisë gati për luftë, Letonia zgjohet me tabela që orientojnë njerëzit se si mund të fshihen nëpër bunkerë
Të vendosura në hyrje të banesave, shenjat alarmojnë njerëzit për vende në të cilat mund të fshihen në rast të ndonjë sulmi. Ato janë bërë një prej shumë simboleve të gatishmërisë për luftë në qytetin e kryqëzuar me kanale dhe që fare pranë në lindje ka fqinjin rus. Pas një serie të hyrjeve ajrore në krahun lindor të NATO-s dhe dyshimeve për dronë afër aeroporteve në disa shtete të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Danimarkën e Norvegjinë, frika për agresionin rus po rritet në Letoni dhe shtetet e tjera baltike, Estoni e Lituani. “Jemi në vijën e frontit. Ne jemi shtetet e krahut lindor. Ne e kemi fqinj Rusinë, një shtet agresiv”, ka thënë Andris Spruds, ministër i Mbrojtjes i Letonisë, për “NBC News”. Ai ka theksuar...