Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Nga lëndët narkotike deri tek dhuna në familje, arrestohen disa persona në Tiranë
Policia ka arrestuar disa persona për veprat të ndryshme penale në kryeqytet. Forcat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike. U arrestua një 42-vjeçar dhe një 60-vjeçar pasi kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Polica ka arrestuar gjithashtu edhe dy persona 26 dhe 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Njoftimi i policisë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. R., 50 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën gjatë kontrollit, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokaine. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -ndaluan shtetasin A. T, 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar...