Uji pushton rrugët në Shkodër, lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati, përmbyten disa banesa

Uji pushton rrugët në Shkodër, lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati, përmbyten disa banesa

Qarku Shkodër po përballet këtë të dielë, 26 tetor, me reshje shiu të intensitetit të lartë në të gjithë pesë bashkitë: Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Sipas Prefektit të Qarkut, situata paraqitet më problematike në disa zona rurale dhe përmbytjet po shkaktojnë shqetësim për banorët. Në Fushë Arrëz, raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale dhe prezencë uji në akset rrugore. Në Vaun e Dejës, ka përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. Lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati, duke kërcënuar një të tretën e territorit të qytetit. Në njësinë administrative Gur i Zi, po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka krijuar problematika. Nga drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë...