Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shkodër: Arrestohet 22-vjeçari për mashtrim, disa të proceduar për dhunë dhe drejtim pa leje
Në Qarkun e Shkodrës u regjistruan disa ngjarje të rëndësishme gjatë ditës. Shtetasi F. T., 22 vjeç, u kap në Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim”, lidhur me një shumë të konsiderueshme parash që nuk iu kthye shtetases A. R. Ndërkohë, shtetasi B. B., 39 vjeç, është proceduar për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura, dhe disa të tjerë, mes tyre edhe një 14-vjeçar, u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Qarku Shkodër Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin F. T., 22 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale...