Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aksident me vdekje në Golem / 19-vjeçari humb kontrollin dhe vret këmbësoren 56-vjeçare
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Skënderbeu”, në Golem. Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur për vdekje një këmbësore, 56 vjeçe. “Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.