Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rama për DW: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë, flet dhe për Kurtin: Marrëdhënie miqësore, por…
Edi Rama: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë. Kosova duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë. DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian? Edi Rama: Sfida është që të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’u thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar një tjetër dyvjeçar për ratifikimin në...