U premtoi shqiptarëve gjatë gjithë fushatës, tani Rama e pranon: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë

U premtoi shqiptarëve gjatë gjithë fushatës, tani Rama e pranon: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë

Gjatë gjithë fushatës elektorale pra zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, përdori si kartë elektorale vetëm “pasaportën europian”, duke premtuar se do ta anëtarësonte Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Kjo dukej një “përrallë elektorale”, pasi që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, duhet të bindë të gjitha vendeve anëtare të Unionit, e duket se tashmë që mori mandatin e katërt edhe Edi Rama e pranon këtë gjë. Sa i përket Kosovës, Rama thotë në një intervistë për Deutsche Welle se ajo duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë. Intervista  për Deutsche Welle DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të...