Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet e fundit me dron në Kiev, Rusia provon raketën e re bërthamore
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,341-të, dhe nata e fundit ka qenë një nga më të përgjakshmet e javëve të fundit. Një sulm masiv me dronë rusë ndaj Kievit ka shkaktuar të paktën tre viktima dhe 29 të plagosur, mes tyre gjashtë fëmijë, sipas autoriteteve ukrainase. Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar menjëherë, duke përsëritur thirrjen për më shumë sisteme mbrojtëse Patriot. “Ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë sistemeve Patriot, në mënyrë që të mbrojmë qytetet tona nga ky ferr. Amerika, Evropa dhe vendet e G7 mund të ndihmojnë që sulme të tilla të mos jenë më një kërcënim”, deklaroi Zelensky. Ndërkohë, në anën tjetër të frontit, Moska ka testuar me sukses një raketë të re me energji bërthamore, të...