Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Të gjithë sytë të Kurti! Çfarë ndodh nëse nuk i siguron votat e nevojshme për qeverinë e re?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në paraditen e sotme ora 10:00 në tentim për të formuar Qeverinë e re. Pavarësisht se zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e reja dhe është me Qeveri në detyrë.Partitë politike nuk kanë arritur kompromis për një mori procesesh ndërkohë kriza institucionale rrezikon t’i kushtojë Kosovës miliona euro, ndërsa faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme që të krijohen institucionet për të ruajtur stabilitetin shtetëror Sytë tek Kurti Kurti eshtë mandatari i parë për kryeministër që del të “matet” në seancë, pa e siguruar paraprakisht shumicën. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, është mandatuar për formim të Qeverisë së re nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 11...