Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Nga puse nafte te babai milioner/ Ish-deputeti bën publike pasuritë e deputetëve demokratë (EMRAT)
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë publike pasuritë e deputetëve demokratë, në një postim në Facebook. Ky reagim, sipas tij ka ardhur pas deklaratës së Flamur Nokës në mbledhjen e grupit të PD-së, ku i la porosi deputetëve të mos vishen me kostume të shtrenjta. Ai ka vijuar kritikat për Flamur Nokën, Albana Vokshin, Oerd Bylykbasit, Isuf Çelën, Luçiano Boçin, Besart Xhaferrin dhe Eno Bozdon. Murrizi është ndalur në secilin prej tyre, duke treguar se çfarë pasurish kanë arritur të krijojnë. Postimi i plotë i Myslim Murrizit: Opozita është frymë, besim dhe shpresë, jo kostum, kollare, br*kë e kanotiere. U habita shumë kur lexova që dje në mbledhjen e grupit parlamentar, gjatë shumë diskutimeve, kishte pasur porosi nga Z. Noka që deputetët të vishen me kostume...