Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lando Norris siguron “pole position”, Ferrari në podium me të dy pilotët, zhgënjen Verstappen
26 Tetor 2025 0:09 Telesport Piloti britanik Lando Norris siguroi “pole position” në Meksikë, ku mbrëmjen e së dielës do të zhvillohet gara e radhës së botërorit të Formula 1. Ai dha kohën 1’15”586, duke e nisur për herë të parë në karrierë garën meksikane nga vendi i parë. Ai arriti t’ia rrëmbejë “pole” dy pilotëve të Ferrari, që u renditën ne vendet 2-3. Charles Leclerc arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. Kjo është paraqitja më e mirë e pilotëve të “kokëkuqes” në provat zyrtare këtë sezon. Në vendin e katërt u rendit George Russell me Mercedes, që la pas Max Verstappen me Red Bull. Një rezultat zhgënjyes ky për kampionin e botës në fuqi, që duhet të bëjë një...