“Kosova topin t’ja lërë Serbisë”, Rama: Me Albin Kurtin jemi miq, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime

“Kosova topin t’ja lërë Serbisë”, Rama: Me Albin Kurtin jemi miq, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “DW”, ku ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Rama theksoi se raporti i tij me Kurtin mbetet miqësor, pavarësisht dallimeve në këndvështrime, ndërsa nënvizoi përparimet në projektet e përbashkëta, si ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë. Ai po ashtu dha një mesazh të qartë për Kosovën, duke thënë se duhet të “shkëputet totalisht nga Serbia” dhe të përmbushë në mënyrë të njëanshme detyrimet e dialogut. “Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit...