Papa pret Ipeshkvin e Ukrainës: T’i jepet fund luftës

Papa pret Ipeshkvin e Ukrainës: T’i jepet fund luftës

Papa Leoni XIV ka pritur në Vatikan Ipeshkvin Vitalii Kryvytskyi të Dioqezës Kyiv-Zhytomyr të Kishës Katolike Romake në Ukrainë dhe anëtar i Këshillit të Gjithëukrainas të Kishave dhe Organizatave Fetare (AUCCRO). Papa Leoni siguroi se do të vazhdojë të lutet për Ukrainën dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar në ndërprerjen sa më shpejt të tmerrit të luftës. Sipas mediave ukrainase, Ipeshkvi Kryvytskyi e shkroi nw Facebook mbi detajet e takimit. “Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe frymëzues me Atin e Shenjtë Leoni XIV. Folëm për Ukrainën, luftën dhe rrugën drejt një paqeje të drejtë. Papa është i informuar mirë për situatën tonë, thellësisht i shqetësuar për atw qw po kalon Ukraina dhe po kërkon aktivisht mënyra për ta zgjidhur,”...