“Nuk është afat imagjinar”/ Rama: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave me BE deri në 2027

“Nuk është afat imagjinar”/ Rama: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave me BE deri në 2027

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “DW”, ka folur mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, sfidat e mbetura dhe pritshmëritë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh se qeveria shqiptare po punon mbi një kalendar të dakordësuar me Bashkimin Evropian, që parashikon përmbushjen e të gjitha detyrave brenda vitit 2027, në mënyrë që më pas Komisioni Evropian t’i rekomandojë vendeve anëtare përmbylljen me sukses të negociatave. “Sfida është të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces. Kemi një kalendar të dakordësuar bashkë me Bashkimin Evropian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’ju thotë vendeve anëtare se Shqipëria ka kryer me sukses negociatat. Më pas kemi parashikuar një...