Në prag të takimit me presidentin Xi, Trump: Kina të na ndihmojë me Rusinë për t’i dhënë në fund luftës në Ukrainë

Në prag të takimit me presidentin Xi, Trump: Kina të na ndihmojë me Rusinë për t’i dhënë në fund luftës në Ukrainë

Donald Trump deklaron se do të dëshironte ndihmën e Kinës me Rusinë, teksa ai përpiqet të sjellë një fund të luftës në Ukrainë. "Do të doja që Kina të na ndihmonte me Rusinë," tha presidenti amerikan në bord të Air Force One, ndërsa fluturonte drejt Azisë për një turne të shpejtë, ku do të takohet me Xi Jinpingun e Kinës në Korenë e Jugut. Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm një dëshirë. Kina është aleati më i madh i Rusisë dhe një mbështetje jetike për Moskën që kur Perëndimi vendosi sanksione mbi të për shkak të luftës në Ukrainë. Komentet e Trump vijnë pas një jave të vështirë për Kievin – SHBA refuzoi t’i jepte raketa bregdetare Tomahaëk, liderët e BE-së nuk liruan paratë ruse...