Nga “të vjedhim më bukur”, tek “të vjedhim si Bela”, Balliu: Raporti i ODIHR, pasqyrë e sistemit të Belinda Ballukut

Nga “të vjedhim më bukur”, tek “të vjedhim si Bela”, Balliu: Raporti i ODIHR, pasqyrë e sistemit të Belinda Ballukut

Deputeti i PD, Klevis Balliu thotë për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, se përmban një nga konstatimet më të rënda të dekadës së fundit, atë të fshirjes së kufirit midis partisë dhe shtetit. Në një mesazh në facebook, Balliu shkruan se ky konstatim është dëshmi se Shqipëria ka rrëshqitur përfundimisht drejt modelit të partisë-shtet – një realitet që historia jonë e ka njohur vetëm në periudhat e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe që sot është ringjallur në formën e tij bashkëkohore nën drejtimin e Edi Ramës. “Një ilustrim i përsosur i këtij modeli është Belinda Balluku – pasqyra më besnike e mënyrës sesi pushteti e përdor shtetin si instrument fushate, ndikimi dhe kontrolli. Me një agresivitet politik të pashoq, Balluku mobilizoi...