Renditja/ Partizani ndal Egnatian dhe asiston Vllazninë, si paraqitet tabela pas 8 javëve të luajtura

Renditja/ Partizani ndal Egnatian dhe asiston Vllazninë, si paraqitet tabela pas 8 javëve të luajtura

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 8-të, me dy ndeshjet e fundit që u luajtën këtë të shtunë. Partizani barazoi pa gola me Egnatian në shtëpi, ndërsa Teuta triumfoi 3-2 në Durrës kundër Flamurtarit. Me barazimin e “Demave”, më e lumtura duket Vllaznia, që kështu shkëputet nga Egnatia me 5 pikë diferencë. Nga ana tjetër, Teuta ngjitet në vendin e 3-të të renditjes, si ekipi i vetëm i pamposhtur deri më tani. Partizani ndodhet vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa për momentin në Kategorinë e Parë zbresin Flamurtari dhe Tirana. RENDITJA: