Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë–Shkodër, plagosen pesë persona,mes tyre një fëmijë
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmjr në superstradën Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në segmentin rrugor është vështirësuar përkohësisht, por po normalizohet gradualisht./vizionplus.tv