Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit deklaroi të shtunën se beson që Afganistani dëshiron paqe, por paralajmëroi se dështimi për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet e Stambollit do të çojë në “luftë të hapur” mes dy vendeve. “Nëse nuk arrihet marrëveshje, kemi përpara një luftë të hapur me ta. Por unë pashë se ata duan paqe,” – tha ministri Khawaja Muhammad Asif në një deklaratë televizive nga Pakistani. Deklarata e tij vjen disa ditë pasi të dyja palët ranë dakord për një armëpushim pas përleshjeve të përgjakshme në kufi, që kanë qenë më të rëndat që prej rikthimit të talebanëve në pushtet në Kabul në vitin 2021. Bisedimet në Stamboll, që nisën sot dhe pritet të vazhdojnë edhe të dielën, synojnë krijimin e një mekanizmi...