Lela Seferi flet për herë të parë për ndarjen nga Leo

Lela Seferi flet për herë të parë për ndarjen nga Leo

Pas disa javësh të mbushura me thashetheme dhe aludime për ndarjen e saj nga Leo, Lela Seferi ka thyer më në fund heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku reflekton mbi mënyrën si është gjykuar, keqkuptuar dhe mbi forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara. Në rrëfimin e saj, Lela tregon se ka qenë e lodhur nga komentet dhe gjykimet që kanë shoqëruar çdo hap të saj që prej pjesëmarrjes në reality show. “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime, sikur të isha një personazh dhe jo një njeri,”...