Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Vila buzë detit e makina 500 mijë euro” – Murrizi zbulon pasuritë e Flamur Nokës dhe milionerëve të PD
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza dhe ka zbuluar pasuritë e deputetëve demokratë, pas deklaratës së Flamur Nokës në mbledhjen e grupit të PD, ku i la porosi deputetëve të mos vishen me kostume 5 mijë euro por të bëjnë opozitë për atë që kanë nevojë qytetarët. Myslim Murrizi përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ka zbuluar disa nga pasuritë e Flamur Nokës, ndaj të cilit nuk i kursen kritikat, dhe jo vetëm. Murrizi ka përmendur vilat buzë detit të Oerd Bylykbasit, bizneset e Isuf Çelës, Luçiano Boçit, Besart Xhaferrit dhe Eno Bozdos, për të cilin thotë se ka babain milioner. Murrizi shprehet se nuk kanë pse të vishen si rreckaman deputetët që kanë biznese e të ardhura të majme nga puna...