Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pas grabitjes, Muzei i Luvrit zhvendos xhevahiret tjera të çmuara 27 metra nën tokë
Muzeu i Luvrit i ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuara Bankës së Francës. Ky veprim vjen pas një grabitjeje spektakolare javën e kaluar që nxori në pah dobësinë e sigurisë së muzeut të famshëm. Transferimi i disa sendeve të çmuara nga galeria Apollo e muzeut, e cila strehon xhevahiret e kurorës franceze, u zhvillua të premten nën shoqërimin e policisë sekrete. Banka e Francës, e cila ruan rezervat e arit të vendit në një kasafortë masive 27 metra nën tokë, është vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena. Ndryshe, hajdutët vodhën tetë vepra të çmuara me vlerë rreth 102 milionë dollarë nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor, duke nxjerrë në pah mangësitë e sigurisë...