Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbrojtja evropiane, Presidentja e KE Von der Leyen: Nuk mund të jemi naivë me Moskën
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një pasazh kushtuar mbrojtjes evropiane në fjalimin e saj në Forumin ‘Berlin Global Dialogue’, tha se BE-ja nuk duhet të jetë naiv ndaj Rusisë. Ajo thekson se Evropa po investon më tepër në aftësitë ushtarake dhe në forcimin e industrive të mbrojtjes për të parandaluar çdo sulm të mundshëm rus. “Fuqia është matur gjithmonë me fuqinë ushtarake dhe ndikimin territorial. Kushdo që kontrollonte kufijtë dhe ushtritë, kontrollonte gjithashtu ekuilibrin e fuqisë në marrëdhëniet midis vendeve dhe kontinenteve. Dhe do të ishte gabim të thuash se ky nocion është i vjetëruar. Fuqia e fortë është më e rëndësishme se kurrë në botën e sotme. Kemi parë se si vende si Rusia dhe aleatët e saj autokratë e...