Grevë në doganën greke, të hënën bllokohet qarkullimi i automjeteve në Kakavijë

Grevë në doganën greke, të hënën bllokohet qarkullimi i automjeteve në Kakavijë

Pika e kalimit kufitar Kakavijë GJIROKASTËR- Policia Kufitare e Kakavijës njofton se diten e hënë më 27 tetor, do të bllokohet Pika e Kalumit Kufitar në Kakavijë për shkak të një greve të doganierëve grekë. Autoritetet greke kanë bërë më dije përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit në Kakavijë se bllokimi do të zgjasë nga ora 06:00 deri në orën 10:00, me orën shqiptare. Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, ndërsa do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore. Njoftimi i Policisë: Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me...