Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U vranë për një kafe/ Gjykata e Durrësit liron 4 të arresturit, në kërkim autori i dyshuar
Flori Paluci dhe Aranit Kurti DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur të lirojë katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Manzë. Të rinjtë Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç dhe Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Flori Paluçit. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Në kërkim ndodhet edhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Pepën të largohet nga vendi i ngjarjes....