“Balluku është person në hetim, e ka marrë fletëthirrjen”, gazetarja zbulon se…

“Balluku është person në hetim, e ka marrë fletëthirrjen”, gazetarja zbulon se…

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në një studio televizive ku u pyet për lajmin më të fundit, thirrjen në SPAK të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Lala deklaroi se mban përgjegjësi të plotë për atë që ka raportuar, pasi sipas saj fletëthirrja për Ballukun ka shkuar që në fillim të kësaj jave, por mbetet për tu parë nëse ajo do të paraqitet të hënën e kësaj jave që vjen, më 27 tetor, e shoqëruar nga avokati i saj. “Në këtë fletëthirrje prokurorët e posacëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe tja bëjë të qartë se zonja...