Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SPAK: Gjithçka mund të ndodhë, jetojm’ në Tironë!
Nga Lorenc Vangjeli E fundit gjë që do të dëshironte Edi Rama të ndodhte në Tiranë, ishte që publiku të mësojë atë që ai me shumë gjasa e dinte apo dhe thjesht e parandjente ditë më përpara. Të dinte saktësisht se çfarë ka vendosur t’i thotë zëvendëses së tij të hënën – apo dhe në ndonjë nga ditët në vijim – prokurori Premçi me hijen e rëndë të Altin Dumanit nga pas. Në një rrjedhë jo dhe aq të papritur të ngjarjeve, në mes të shpërthimit të debatit për aeroportin e Vlorës, nuk mund të kishte lajm më të keq për maxhorancën socialiste, sesa fletëthirrja për zonjën e hekurt Belinda Balluku për t’u paraqitur në SPAK. Madje e shoqëruar edhe me avokat. Sikur dhe deri...