Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Flamurtari “poker” fitoresh dhe nis shkëputjen, Tirana fiton derbin me ngjitet e dyta
Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 4-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vijon të jetë i pamposhtur, duke udhëhequr renditjen me pikë të plota. Sot, vlonjatet fituan 75-53 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në fushën e tyre. Flamurtari u shkëput 29-5 që në periodën e parë dhe më pas e administroi avantazhin pa shumë mund deri në fund. Harvey realizoi një “triple double” për Flamurtarin, me 27 pikë, 14 rebound e 10 asist, duke qenë më e mira në fushë. Vllaznia nuk ka korrur ende asnjë fitore në kampionat këtë sezon. Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 75-64 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, në një ndeshje të dominuar nga vendaset, që u shkëputën 47-25 në mbyllje të pjesës së...