Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dhjetëra gjoba dhe sekuestrime monopatinash/ Policia rrugore, aksion në Kryeqytet
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik potencial për aksidente rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik. Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të ndryshme si: -kalim të menjëhershëm nga një karrexhatë në tjetrën; – parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar; -drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; -përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit; -mosrespektim të vendkalimeve për këmbësorët. Për këto shkelje, janë vendosur 77 masa administrative, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në pika të ndryshme të kryeqytetit, me fokus zonat me fluks të lartë qarkullimi. Në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në...