VIDEO/ U kap nga kamerat e sigurisë teksa u vidhte bizhuteritë e floririt fqinjëve, arrestohet i riu në Lezhë

VIDEO/ U kap nga kamerat e sigurisë teksa u vidhte bizhuteritë e floririt fqinjëve, arrestohet i riu në Lezhë

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin. I riu u kap nga kamerat e sigurisë teksa në mes të ditës hyn i qetë në banesën ku grabiti.  Vlera e bizhtuterive të vjedhura kap vlerën rreth 300 000 lekë.  Sipas hetimeve të kryera Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë.  “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat. ...