Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës
Lufta amerikane ndaj narkotrafikut mund të kalojë dhe brenda Venezuelës. CNN, duke cituar 3 zyrtarë të ndryshëm amerikanë, raporton se presidenti Donald Trump po planifikon të sulmojë lokacione të bandave të kokainë dhe rrugët e trafikut të drogës në shtetin e drejtuar nga Nicolas Maduro. Pavarësisht raportimeve, burimet sqarojnë se Trump nuk e ka marrë ende vendimin nëse do t’i zbatojë ato plane, ndërsa qasja diplomatike nuk është përjashtuar akoma. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën thekson se Venezuela nuk është një vend prodhues domethënës të Kokainës. Ushtria amerikane ka shënjestruar prej javësh anijet e dyshuara me drogë në Karaibe, përcjell A2 CNN. Sulmi i fundit vrau 6 persona, ndërsa ishte mjeti lundrues i dhjetë që hidhej në erë. Ndërkohë, administrata amerikane ka akuzuar shpesh presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se është i lidhur drejtpërdrejtë...